Nga sot në orën 12:00, nafta dhe benzina do të shiten më lirë, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar. Bordi i Transparencës për Karburantet informoi se çmimi i naftës do të ulet sot, pas uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Bordi bëri të ditur se, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Sipas Bordit, çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.https://ata.gov.al/2022/11/30/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-zbret-ne-206-leke-liter/