Britania e Madhe do të nis përdorimin e “listave të bardha” për depërtimin e azilkërkuesve që vijnë nga vende që janë të sigurta. Kërkesa është bëra nga Ministria e Brendshme, ku sekretarja e Brendshme Suella Braverman tha se do të përpilojë një listë me vende të ‘sigurta’, ku të ardhurit nga vendet e përfshira në këtë listë të mos lejohen të kërkojnë azil, por të depërtohen brenda 10 ditëve. Këto plane të reja konsiderohen nga Ministria e Brendshme si një mënyrë për të përballuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë me gomone në Kanalin e La Manshit. Prestigjiozja ‘The Times’ shkruan se Braverman po kërkon të imitojë një politikë të kryer nga qeveria Laburiste në fillim të viteve 2000, në të cilën ajo trajtonte kërkesat e azilkërkuesve nga vendet e ashtuquajtura “lista e bardhë” brenda 10 ditësh. Lista përfshin të gjitha vendet e BE-së si dhe Shqipërinë, Maqedoninë, Moldavinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Indinë, Mongolinë, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut dhe një numër vendesh të Amerikës së Jugut. Përjashtim për pranimin e azilkërkuesve nga vendet që vinë nga vende të sigurta do të jetë vetëm për ata persona që u rrezikohet jeta apo persekutohen nga qeveritë e tyre dhe jo nga bandat e drogës apo organizatat terroriste. Lidhur me emigrantët shqiptarë, një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha se qeveria vlerëson komunitetin shqiptar në Britani dhe mirëpresin çdo të tillë që vjen në mënyrë të ligjshme. “Ne e vlerësojmë komunitetin tonë shqiptar në Britani dhe vazhdojmë të mirëpresim shqiptarët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike. Sidoqoftë, këtë vit po shohim një numër të madh shqiptarësh që rrezikojnë jetën e tyre dhe bëjnë udhëtime të rrezikshme dhe të panevojshme drejt Britanisë së Madhe përmes mjeteve të paligjshme, dhe kjo po ngarkon më tej sistemin tonë të azilit. Me bashkëpunimin e Qeverisë së Shqipërisë, ne po shfrytëzojmë çdo mundësi për të përgjuar punën e bandave të organizuara kriminale dhe kontrabandistëve të njerëzve dhe për të përshpejtuar largimin e shqiptarëve pa të drejtë për të qenë në Britani”, tha një zëdhënës i Zyrës së Brendshme. Emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe ka nxitur edhe debate mes sekretares së Brendshme Suella Braverman dhe qeverisë shqiptare. Teksa Braverman i cilësoi shqiptarët si kriminelë dhe duhen larguar, qeveria shqiptarë dënoi gjuhën e ashpër raciste të përdorur dhe se nuk mund të fajësojë shqiptarët për dështimin e politikave të tyre. Sipas një vlerësimi shqiptarët përbëjnë 12,000 nga 43,000 njerëz që kanë kaluar kanalin e La Manshit, me varka të vogla deri më tani këtë vit.https://lajme.rtsh.al/artikull/-lista-e-bardhe-per-emigrantet-braverman-shqiptaret-qe-kalojne-la-manshin-me-gomone-te-depertohen-brenda-10-ditesh