Federata e Futbollit të Kosovës ka mirëpritur reagimin e shpejtë të FIFA-së me rastin e fillimit të hetimit kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pas shfaqjes së banerit me hartën e Kosovës me flamurin serb brenda saj në ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Serbisë, në kuadër të Kupës së Botës në Katar. Shtëpia e futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë tashmë konfirmimin për pranimin e ankesës dhe është vlerësuar që përkushtohet për ruajtjen e integritetit e reputacionit të futbollit. FFK gjithashtu ka bërë të ditur se do të mbeten në kontakt me organet përkatëse të FIFA-s për çdo informatë ose dokument shtese si dhe janë çdoherë të gatshëm të ruajmë dinjitetin e futbollit dhe reputacionin e Kosovës, duke reaguar dhe vepruar konform mekanizmave të FIFA-së dhe UEFA-s, në të cilat bëjmë pjesë.https://ata.gov.al/2022/11/28/ffk-te-gatshem-te-ruajme-dinjitetin-e-futbollit-dhe-reputacionin-e-kosoves/
Të gatshëm të ruajmë dinjitetin e futbollit dhe reputacionin e Kosovës
RELATED ARTICLES