Në Vlorë, qytetin ku u ngrit për herë të parë flamurit i Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar 110 vite më pas. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin krerët më të lartë të shtetit Shqiptar dhe të Kosovës. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, kryeparlamentarët Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca si dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli kanë nderuar flamurin dhe më pas kanë vendosur kurora me lule për patriotët që sollën pavarësinë e vendit. Fjalën përshëndetëse në këtë ditë të shënuar për shqiptarët e mbajti presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i cili tha se sot shqiptarët kanë vënë dinjitetin e tyre në botë dhe se Shqipëria është partnere e besuar dhe aleate e SHBA, BE dhe Mbretërisë së Bashkuar. Begaj tha se është detyrë e Shqipërisë të mbështesë fuqizimin e faktorit shqiptar kudo që ata jetojnë. “Shqipëria është anëtare e denjë e NATO-s, është partnere e besuar dhe aleate e SHBA, BE dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve të tjera mike në botë. Ndërsa para 110 vite diskutohej copëtimi i trevave shqiptare, sot Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes. Samiti i 6 dhjetorit është një mesazh mbështetje për shqiptarë dhe një arritje për të gjithë rajonin. Historia jonë na vjen si amanet, askund më mirë se në Vlorën e Flamurit nuk mund të marrë më mirë mesazhi për përmirësimin e të gjithëve dhe sidomos të klasës politike dhe demokratizimin e institucioneve. Shqipëria ka detyrë të mbështesë fuqizimin e faktorit shqiptar kudo që ata jetojnë në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e kombëtare. Patriotët që nderojmë sot janë shembulli më i mirë për t’u bashkuar për interesat kombëtare”, tha Begaj.https://lajme.rtsh.al/artikull/ceremonia-e-ngritjes-se-flamurit-ne-vlore-kreret-e-shtetit-te-shqiperise-e-kosoves-nderojne-patriotet-begaj-detyre-e-shqiperise-te-fuqizoje-faktorit-shqiptar-
Begaj: Detyrë e Shqipërisë të fuqizojë faktorit shqiptar
RELATED ARTICLES