Me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jemi përgjatë gjithë ditës së sotme dhe pse vranësirat do të jenë prezente nuk do të rrezikojmë për reshje përgjatë gjithë ditës. Ndërkohë dita e dielë sjell fuqizim të vranësirave dhe për pasojë shira lokalë, kryesisht në jug, në qendër dhe në veri-perëndim të vendit.
Duke iu afruar ditës së hënë kemi sërish fuqizim të vranësirave dhe për pasojë vendi ynë do të rrezikohet nga reshje të dobëta shiu dhe në të gjithë zonën e lartë malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Kjo situatë e paqëndrueshme mbetet edhe gjatë ditës së martë dhe të mërkurë vetëm për zonat veri-perëndimore dhe veriore të vendit.
E gjithë zona tjetër do të jetë në alternimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta duke filluar nga dita e enjte dhe ditët në vijim do të kemi stabilizim të kushteve atmosferike dhe për pasojë kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë vendin.
Përsa i përket situatës termike, temperaturat vijojnë dhe rriten në të dyja vlerat. Kjo rritje do të jetë e lehtë dhe graduale, duke filluar nga e enjtja do të kemi një minipranverë, përgjatë ditëve të enjte dhe të premte, parashikohet që temperatura maksimale të arrijë edhe 20 gradë Celsius.