Parlamenti i Bullgarisë miratoi me 151 vota pro, 42 kundër dhe tetë abstenime një projektligj që ratifikon marrëveshjen ndërkombëtare për blerjen e tetë avionëve të rinj luftarakë, tip F-16. Shpenzimet e nevojshme buxhetore për Bullgarinë për fazën e dytë të projektit për avionët e rinj luftarakë arrijnë në një total prej 1,296 412 miliardë dollarësh. Duke qenë se Bullgarisë i është dhënë e drejta për të paguar me këste të gjitha marrëveshjet e sapopërfunduara dhe programin në kuadër të programit të Shitjeve Ushtarake të Jashtme (FMS), paratë planifikohen të paguhen brenda një afati prej 10 vjetësh. Për arsye konfidencialiteti, neni 3 i projektligjit i propozon parlamentit bullgar që të urdhërojë që marrëveshjet të mos shpallen. Ky është grupi i dytë i tetë avionëve F-16 që Bullgaria kontrakton të blejë. Marrëveshja për tetë avionët e parë me shumë role, tip F-16 Block 70, me një çmim prej 1,2 miliardë dollarësh u nënshkrua në korrik 2019.https://ata.gov.al/2022/11/27/bullgari-parlamenti-miraton-blerjen-e-tete-avioneve-luftarake-f-16/