Pasiguria ekonomike e viteve të fundit ka ndikuar fuqishëm në zakonet blerëse të konsumatorëve nga njëra anë pandemia ka çuar në kursime më të mëdha nga ana tjetër ka një tendencë në rritje për të shpenzuar për të mbështetur bizneset përfshirë edhe ato të verës. Në të vërtetë një studim i vitit 2021 nga Ipsos zbuloi se kërkimi i cilësisë dhe kënaqësisë brenda shtëpisë ka çuar në rritjen e informacionit dhe ndërgjegjësimit për konsumin e verës, me gjithnjë e më shumë njerëz veçanërisht gratë që i drejtohen verës. Ka pasur gjithashtu një rritje të ndjeshme të njerëzve që janë mbështetur në dyqanet e verërave në internet duke i drejtuar blerjet drejt verërave të cilësisë së lartë me çmime të ndërmjetme në dëm të etiketave me kosto të ulët të shpërndarë në shkallë të gjerë. Kjo pasi gjithnjë e më shumë konsumatorë preferojnë ta shijojnë verën në shtëpi, tendencë e rikonfirmuar nga pasiguria që dominon edhe sot për shkak të luftës dhe rritjes së çmimeve. Një shifër shumë interesante si pasoje e rezultatit të një hulumtimi të kryer nga Wine Intelligence për Observatorin UIV në bashkëpunim me Vinitaly, shënon se për herë të parë në vitin 2021 gratë kanë tejkaluar burrat në konsumin e verës duke mbuluar një përqindje të barabartë me 55% . Ky parakalim historik dhe i rëndësishëm u regjistrua duke marrë parasysh konsumatorët e rregullt të verës gratë e moshës 18 deri në 35 vjeç ishin segmenti më i interesuar dhe më i përfshirë i publikut në mesin e adhuruesve të verës. Preferenca midis verërave të kuqe dhe të bardha nga ana tjetër shpërndahet në mënyrë të barabartë midis të dy gjinive ndërsa një sondazh i kryer nga Nomisma Wine Monitor mohon përfundimisht stereotipin e verës roze si një verë femërore gratë dhe burrat e konsumojnë pothuajse në mënyrë të barabartë përkatësisht për 73 % dhe 67%.https://lajme.rtsh.al/artikull/si-ka-ndryshuar-preferenca-e-veres-kush-konsumon-me-shume-femrat-apo-meshkujt
Kush konsumon më shumë femrat apo meshkujt?
RELATED ARTICLES