110 vjetorit i ngritjes se flamurit ka bërë bashkë Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë dhe Shtëpinë Botuese Saraçi, të cilët kanë promovuar librin “Antologji e Gazetarisë Shqiptare (1913-1915)”, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ky botim pasqyron rrugëtimin e gazetarisë sonë kombëtare ne vitet e para te themelimit te shtetit shqiptar. Libri vjen si një përmbledhje artikujsh gazetareske dhe është një dëshmi e emanacipimit shoqëror të intelektualeve shqiptare të fillimin e shekullit të 20. Pasuria dhe larmia e shkrimeve na sjell informacion rreth ngjarjeve më të rëndësishme të kohës ne qytetet kryesore shqiptare si: Elbasan, Vlorë, Janine, Manastir, Shkodër, Korçë etj. Ky botim voluminoz përmban 86 autore bibliografike dhe është një pasqyrim autentik i figurave historike te kohës. Lexuesi do te mund te gjeje shkrime te gazetarëve dhe publicistëve të kohës, si: Mustafa Qulli, Faik Konica, Terenc Toci, Haki Glina, Fan Noli, Gjergj Fishta, Asdreni.https://lajme.rtsh.al/artikull/botohet-antologji-e-gazetarise-shqiptare-1913-1915-qindra-artikuj-dhe-publikime-shohin-serish-driten-e-botimit
Botohet “Antologji e Gazetarisë Shqiptare (1913-1915)
RELATED ARTICLES