Kosova gjatë të premtes do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë 24_orëshit. Gjithashtu pritet rënie e ndjeshme e temperaturave të ajrit, si pasojë e afrimit të masave ajrore të ftohta nga Lindja e kontinentit Europian.Republika e MV pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë gjatë paradites. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat të shtohen herë pas here në një pjesë të mirë të MV.Europa Lindore dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Ndërsa Brigjet e detit të Zi dhe Qëndra e kontinentit do të mbizotërohen nga vranësirat e shpeshta dhe rrebeshet e shiut, KU më të dukshme reshjet do të jenë në brigjet Veriperëndimore të Europës. MBETET gadishulli Skandinav në dominimin e reshjeve të shumta të dëborës.
Rajoni,Europa Moti-E Premte, 25 Nëntor 2022
RELATED ARTICLES