Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA90% e sulmeve kibernetike kanë pasur obiektiv vendet e NATO

90% e sulmeve kibernetike kanë pasur obiektiv vendet e NATO

Vendet anëtare të NATO-s ishin objektivi i 90% të sulmeve të kryera nga aktorët rusë, ku 48% e këtyre sulmeve prekën kompanitë kompjuterike me bazë në vendet e NATO-s, sipas ‘Raportit Dixhital të Mbrojtjes 2022’ të kompanisë Microsoft. ”Nuk është vetëm konflikti ukrainas, madje edhe Irani dhe Korea e Veriut kanë intensifikuar sulmet e tij pas tranzicionit të pushtetit presidencial dhe ka nisur ofensiva shkatërruese kundër Izraelit dhe infrastrukturës kritike shtesë territoriale”, theksoi kompania. ”Së fundi edhe Kina ka rritur sulmet e saj të spiunazhit kibernetik dhe vjedhjes së informacionit në një përpjekje për të ushtruar ndikim më të madh në Azinë Juglindore dhe kundër interesit në rritje të SHBA”, shtoi Microsoft. ”Një shembull i qartë është ai nga Rusia e cila ka shfrytëzuar mjetet në favor të saj për të aktivizuar fushatat e dezinformimit mbi pushtimin e Ukrainës dhe pandeminë Covid-19, në mënyrë që të diskreditojë Perëndimin dhe të promovojë strategjitë e veta nacionaliste”, shtoi kompania.https://ata.gov.al/2022/11/05/microsoft-90-e-sulmeve-kibernetike-kane-pasur-obiektiv-vendet-e-nato-s/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments