Bashkimi Evropian po përgatit një paketë të nëntë sanksionesh kundër Rusisë, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sipas CNN. ”Ne po punojmë fort për të goditur Rusinë aty ku i dhemb më shumë për të zbehur edhe më tej kapacitetin e saj për të bërë luftë kundër Ukrainës dhe mund të njoftoj sot se po punojmë me shpejtësi të plotë për një paketë të nëntë sanksionesh”, tha Von der Leyen në një konferencë shtypi në Finlandë. Von der Leyen shtoi se ishte “e bindur se shumë shpejt do të miratojmë një kufi global të çmimit të naftës ruse me G7-ën dhe partnerë të tjerë të mëdhenj”. ”Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të fitojë mbi Putinin dhe luftën e tij të paligjshme dhe barbare”, vazhdoi ajo. Sanksionet perëndimore po e dëmtojnë Rusinë, veçanërisht me fillimin e muajve të ftohtë të dimrit. Sanksionet perëndimore gjithashtu kanë kufizuar ashpër aftësinë luftarake të Rusisë.https://ata.gov.al/2022/11/24/bruksel-be-pergatit-nje-pakete-te-re-sanksionesh-kunder-rusise/
BE përgatit një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë
RELATED ARTICLES