Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 464 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 11 qytetarë. Sipas MSHMS-së, rezultojnë pozitivë me COVID-19, në Tiranë 9 qytetarë dhe në Fier 2 qytetarë. Ministria informon se, “janë 185 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sar-Cov-2”. “Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,400 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.https://ata.gov.al/2022/11/23/mshms-11-te-infektuar-me-covid-19/