Një studimi të botuar në revistën ”Clinical Kidney Journal” pretendon se ka zgjidhur misterin e vdekjes së aktorit Bruce Lee, legjendës së arteve marciale që vdiq në rrethana misterioze në Hong Kong në korrik 1973 në moshën 32-vjeçare. Në atë kohë, mjekët përcaktuan se shkaku i vdekjes së Bruce ishte edema e trurit, por studimi, i rifilluar në mediat amerikane, sugjeron se Lee vdiq “nga një formë specifike e mosfunksionimit të veshkave, pra pamundësia e organizmit për të nxjerrë ujë të mjaftueshëm”. Sipas specialistëve spanjollë të veshkave që kryen studimin, Lee ka të ngjarë të ketë vdekur nga hiponatremia, ose një përqendrim “anormalisht” i ulët i natriumit në gjak, i cili mund të shkaktohet nga sasia e tepërt e ujit në trup. Ndërsa Klinika e njohur Mayo (një organizatë jofitimprurëse për praktikën mjekësore dhe kërkimin e vendosur në Rochester Minnesota, Jacksonville Florida dhe Phoenix Arizona) shpjegoi se natriumi ndihmon në rregullimin e sasisë së ujit që rrethon qelizat dhe gjendet brenda tyre. “Ne supozojmë se Bruce Lee vdiq nga një formë specifike e mosfunksionimit të veshkave: paaftësia për të nxjerrë ujë të mjaftueshëm për të ruajtur homeostazën. Kjo mund të çojë në hiponatremi, edemë të trurit dhe vdekje brenda disa orësh nëse marrja e tepërt e ujit nuk shoqërohet me ekskretimin e lëngun në urinë”, thuhet në dokument. “Fakti që ne jemi 60% ujë nuk na mbron nga pasojat potencialisht vdekjeprurëse të pirjes së ujit më shpejt se sa mund të largojnë veshkat tona”, sipas studimit.https://ata.gov.al/2022/11/22/zgjidhet-misteri-i-vdekjes-se-legjendes-se-arteve-marciale-bruce-lee/