Pas reshjeve të shumta të së dielës, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) ka dhënë informacion mbi situatën hidrike në vend. Sipas KESH në pellgun ujëmbledhës të liqenit të Shkodrës dhe lumenjve Kir, Gjadër, Gomsiqe, Drin, situata është ekstreme për shkak të shirave me intensitet shumë të lartë, dhe prurjeve ujore të rënë në të gjithë këtë hapësirë gjeografike. Në pellgun ujëmbledhës të lumit Drin dhe basenet e liqeneve të Komanit dhe Vaut të Dejës të cilët administrohen nga KESH sh.a., po shkarkohen të gjithë përrenjtë dhe lumenjtë malorë të alpeve dhe të hapsirave të tjera malore. Sipas KESH në këto liqene shkarkohen mbi 13 lumenj dhe përrenj malorë si Valbona, Shala, Mërturi, Bugjoni, Salca, Berisha, Gomina, Gomsiqja, etj. Të gjithë këta përrenj sëbashku, kanë sjellë një sasi të konsiderueshme uji që arrin deri në 4,000 m3/s, prej orës 22:00 të datës 19 nëntor dhe në vazhdim. Këto prurje janë gjeneruar nga reshjet me intesitet shumë të lartë (ekstrem) të matura nga sistemi i monitorimit hidrometeorologjik i KESH sh.a. Ndërsa e gjithë plota ujore (sasi ujore) arrin në mbi 4,000 m3/sek., nga shkarkuesit fundor të kaskadës, nuk ka kaluar në asnjë rast vlera e 1300 m3/sek. Nga e gjithë kjo sasi uji e ardhur në liqenet e kaskadës, 30% e kësaj sasie është shkarkuar, ndërsa pjesa tjetër është akumuluar si rezervë energjitike, si rezultat i masave paraprake menaxhuese dhe operative që KESH sh.a. ka ndërmarrë. I gjithë ky aktivitet i KESH sh.a., ka ndihmuar në eleminimin dhe minimizimin e përmbytjeve të mundëshme të zonës së nën Shkodrës. KESh thekson se për menaxhimin optimal të kësaj situate, prej disa ditësh i ka ndalur operimet me HEC Fierzë, duke eleminuar plotësisht prurjet hidrike nga zona e mbi Fierzës. Ky veprim ndihmon edhe në rritjen e rezevës hidrike/energjitike, në kaskadën e Drinit. Po prodhohet me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Konkretisht prurjet ditën e sotme, datë 20 Nentor, në orën 14:00 janë: HEC Fierzë 600 m3/s HEC Koman 1600 m3/s HEC Vau i Dejës 2400 m3/s. Nivelet në liqenet e Kaskadës së lumit Drin në orën 14:00 janë ; HEC Fierzë 269.06 mmnd HEC Koman 174.72 mmnd HEC Vau i Dejës 75.78 mmnd. https://lajme.rtsh.al/artikull/kesh-jemi-ne-nje-situate-ekstreme-te-prurjeve-ujore-30-po-shkarkohet
KESH:Situatë ekstreme të prurjeve ujore, 30% po shkarkohet
RELATED ARTICLES