Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEDigat, studim parafizibiliteti për 431 rezervuare 

Digat, studim parafizibiliteti për 431 rezervuare 

Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet e para në botë për numrin e digave në raport me sipërfaqen dhe numrin e banorëve. Në vend numërohen rreth 626 rezervuare e liqene. Një pjesë përdoren për prodhimin e energjisë elektrike dhe pjesa tjetër për qëllime ujitje në bujqësi. Në vite në bashkëpunim me Bankën Botërore janë bërë investime në digat e hidrocentraleve të mëdha, ndërsa për rezervuarët e vegjël të bujqësisë pritet të nisë një studim parafizibiliteti. Burime nga ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëjnë me dije se rreth 431 diga do t’i nënshtrohen këtij studimi lidhur me nevojën e ndërhyrjes për rehabilimin e tyre. Shuma e vendosur në dispozicion të këtij studimi është 1.6 milionë euro. Ai do të trajtojë problematikat e vjetërsisë dhe amortizimit që paraqesin digat e rezervuarëve, që jo pak herë janë bërë shkak për përmbytje. Numri i lartë i digave konsiderohet si një aset i Shqipërisë gjatë periudhës së reshjeve të pakta, por paralelisht edhe një rrezik në rastet e reshjeve të shumta.https://lajme.rtsh.al/artikull/digat-studim-parafizibiliteti-per-431-rezervuare-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ