Praktika që mundëson punonjësit në Belgjikë të punojnë 4 ditë në vend të 5 ditëve në javë ka filluar të zbatohet nga dita e sotme. Rregullorja, e cila u nxor pasi partitë pjesë të qeverisë së koalicionit arritën marrëveshjen për reformën në jetën e punës në qershor, hyri në fuqi sot. Me këtë rregullore punonjësit do të mund të kërkojnë nga punëdhënësi që të punojnë 4 ditë. Nëse punonjësi dëshiron dhe bie dakord me punëdhënësin, kohën prej 38 orësh në javë do të mund ta përfundojë për 4 ditë në vend të 5 ditëve. Ata që mund të përfitojnë nga kjo mundësi do të mund të marrin 3 ditë pushim fundjavë ose të përdorin lejen shtesë 1-ditore gjatë javës. Kjo mundësi mund të vazhdojë për 6 muaj si rezultat i një marrëveshjeje me punëdhënësin. Marrëveshja mund të vazhdojë me marrëveshje të ndërsjellë në fund të 6 muajve. Punëdhënësit kanë të drejtë të refuzojnë një kërkesë të tillë. Por, refuzimi kërkohet të bazohet në një arsyetim të drejtë. Disa organizata, duke e kritikuar praktikën, tërheqin vëmendjen për mangësitë e përqendrimit të ngarkesës së punës në 4 ditë në vend të 5 ditëve për vendet e punës. Gjithashtu theksohet se punonjësit mund të kalojnë një kohë të gjatë jashtë shtëpisë së bashku me kohën e kaluar në rrugën për në shtëpi pas orëve të gjata të punës, gjë që mund të ketë efekte negative.https://ata.gov.al/2022/11/21/fokus-belgjike-hyn-ne-fuqi-java-me-4-dite-pune/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on