Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përkujtoi sot Kongresin e Manastirit. MEPJ theksoi se, më 22 nëntor 1908, mbylli punimet Kongresi i Manastirit apo siç njihet ndryshe Kongresi i Abetares. Ky kongres, nënvizon MEPJ, vlerësohet me të drejtë si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shekullit XX. Kongresi i Manastirit, ku u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe, u mblodh 114 vjet më parë. Në këtë Kongres u zhvillua mbledhja e Komisionit për Çështjen e Alfabetit, ku morën pjesë intelektualë shqiptarë të kohës. Synimi i mbledhjes ishte arritja e njehsimit të alfabetit që do të përdorej për shkrimin e gjuhës shqipe. Kongresi i zhvilloi punimet deri më 22 nëntor 1908, datë kur në të gjitha trevat shqipfolëse kujtohet “Dita e Alfabetit”. Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: “Liria” dhe “Dituria”. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar. Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njehsuar shqipe. Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir, nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.https://ata.gov.al/2022/11/22/kongresi-i-manastirit-njehsoi-alfabetin-per-shkrimin-e-gjuhes-shqipe/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on