Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARRSH: Normalizohet qarkullimi, devijim vetëm në aksin Dedaj-Razëm

ARRSH: Normalizohet qarkullimi, devijim vetëm në aksin Dedaj-Razëm

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin, duke sjellë një qetësim të situatës. Sipas ARRSH-së, për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative. “Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet”, informoi ARRSH. Po ashtu Autoriteti apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, të ulin shpejtësinë, dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.https://ata.gov.al/2022/11/22/bie-intensiteti-i-reshjeve-arrsh-normalizohet-qarkullimi-devijim-vetem-ne-aksin-dedaj-razem/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments