Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEDukagjin, vërshimet shkaktuan dëme të mëdha në bujqësi e infrastrukturë

Dukagjin, vërshimet shkaktuan dëme të mëdha në bujqësi e infrastrukturë

Rrafshi i Dukagjinit duket të jetë një nga zonat më të prekura nga vërshimet që u shkaktuan prej të reshurave të mëdha të shiut. Përveç dëmtimeve të urave dhe trotuareve, bujqit kanë pësuar më së shumti, pasi të mbjellat u janë shkatërruar. I prekur nga reshjet e dendura ishte Pashk Nue Gashi, banor i fshatit Gllaiqicë të Komunës së Pejës, tha se të gjitha të mbjellat në oborr iu dëmtuan. Zyrtarë nga Komuna e Pejës bëjnë të ditur se vërshime në këtë komunë nuk ka pasur, ani pse rreziku ka ekzistuar. Deri më tani, nga të reshurat e fundit ka pasur vetëm dëme materiale, për tashmë është formuar edhe komisioni për vlerësimin e dëmeve. Faik Zekaj, zëdhënës në komunë e Pejës, foli edhe për çështjen e ujit të pijes, për çka tha se deri më tani nuk ka marrë ndonjë njoftim nga “Hidro Drini” sa i përket kontaminimit të mundshëm të ujit. Ura që lidh dy fshatrat Vranoc i Vogël dhe i Madh të Deçanit, nga këto reshje është shembur. Për shkak të shembjes së urës, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kërkuar ndihmë nga FSK dhe KFOR-i. “Në këtë situatë çfare gjindemi nuk mundemi me bë ndonjë projekt të qëndrueshme për me u riparuar kjo urë edhe pse kemi insistuar që një kohë të gjatë në kuadër të bashkëpunimit të një projekti që Qeveria ka financuar në bashkëpunimin ndërkomunal edhe unë e kryetari i Pejës kemi aplikuar për këtë urë thuajse 4 herë, mirëpo qe nuk kemi marrë ndonjë përgjigjje pozitive”, ka thënë Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit. Xhemajl Ukaj, përfaqësuesi i fshatit Vranos i Vogël tha se disa nxënës nuk kanë mundur ta vijojnë mësimin për shkak të rrezikut që paraqet kjo urë. Ramosaj tha se për shkak të reshjeve ka kërkuar nga qytetarët që mos përdorin ujin e pijshëm derisa të përfundojnë analizat nga instituti rajonal i shëndetit publik.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=623781

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments