Wednesday, November 6, 2024
HomeSOCIALEARSIMSituata nga reshjet në Shkodër, pezullohet mësimi edhe nesër në 14 shkolla

Situata nga reshjet në Shkodër, pezullohet mësimi edhe nesër në 14 shkolla

Për shkak të situatës së reshjeve në Shkodër, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi mbrëmjen e sotme pezullimin e mësimit për 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës. Ministrja Evis Kushi bëri të ditur vendimin në rrjetet sociale. Ajo u shpreh se në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, së bashku me grupin drejtues për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet, rivlerësuan kushtet e shkollave dhe mundësitë për rifillimin e procesit mësimor. Ajo theksoi se edhe pse situata në përgjithësi paraqitet e përmirësuar, në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Për këtë arsye në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet edhe për ditën e nesërme. Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse. Shkollat ku pezullohet mësimi: 1. Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë 2. Shkolla “Theth”, Shalë 3. Shkolla “Gimaj”, Shalë 4. Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh 5. Shkolla “Palaj”, Shosh 6. Shkolla “Nicaj”, Shosh 7. Shkolla “Kir”, Pult 8. Shkolla “Kasnec”, Pult 9. Shkolla “Pog”, Pult 10. Shkolla “Bruçaj”, Pult 11. Shkolla “Plan” , Pult 12. Shkolla “Maja e Thanës”, Pult 13. Shkolla “Xhan”, Pult 14. Shkolla “Kuc”, Pult “Strukturat tona arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe. Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura në javët në vijim”, përfundoi Kushi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments