Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENë Kuç të Shkodrës: Stukturat e shtetit, të gjitha në terren

Në Kuç të Shkodrës: Stukturat e shtetit, të gjitha në terren

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku përditësoi të dhënat e situatës së reshjeve nga fshati Kuç i Shkodrës. Balluku tha se Prefektura dhe pushteti lokal kanë patur një bashkëpunim dhe një bashkërendim të punëve dhe mbi të gjitha kemi patur një bashkëpunim me qytetarë dhe siç tha prefektja, kësaj radhe kanë kërkuar vetë që të shpërngulen, ndryshe nga herët e tjera. “Në Vaun e Dejës, reshjet kanë pushuar pas një ere të fuqishme duke spostuar frontin e ul ulët atmosferik. Pra ka një qetësim të reshjeve dhe shpresoj të ndodhë edhe në zonën e Shkodrës. Ne kemi qenë me inxhinerët e Vaut të Dejës dhe na kanë bërë një analizë të prurjeve në 5000 mijë m3 në kaskadën e Drinit. Janë prurje të paparashikueshme dhe jashtë normales. Duke patur parasush të gjithë lumenjtë që rrethojnë Shkodrën si Buna Shala dhe gjithë prurjet e tyre që vijnë në hidrocentralin e Komanit dhe Vaut të Dejës, ekei këtë situatë. Por shpejt fronti do të spostohet në anën e jugut”, tha ajo. Ballukut theksoi se të gjitha strukturat e shteti dhe ato vendore ndodhen në terren. “Këtu jemi me pjesën e mirëmbajtjes, kompani të cilat kryejnë mirëmbajtjen. Janë të gjitha në terren për pastrimin e rrugëve që mbushen nga inertet. Kemi patur një fatkeqësi në Malësinë e Madhe, me të vërtetë, ngjarje e dhimbshme dhe gjejmë rastin t’u shprehim ngushëllime familjes”, tha ajo. Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni, tha se banorët kanë kërkuar vetë të shpërngulen. “Erdhëm nga një mbledhje e Emergjencave Civile me të gjithë kryetarët e bashkive të qarkut ku parashtruam detyra për të bërë një koordinim efikas për marrjen e masave”, tha ajo.https://ata.gov.al/2022/11/21/balluku-ne-kuc-te-shkodres-stukturat-e-shtetit-te-gjitha-ne-terren/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments