Saturday, November 2, 2024
HomeSOCIALEReshjet e shiut: Në terren për të përballuar çdo të papritur

Reshjet e shiut: Në terren për të përballuar çdo të papritur

Shtabi i Emergjencave Civile po monitoron situatën në bashkinë e Elbasanit ku për momentin reshjet kanë filluar me një intensitet të lartë, që nga dita e diel e në vazhdim.

Gjatë monitorimit të bërë nga Shtabi i Emergjencave Civile, bëhet e ditur se “në bashkinë e Elbasanit deri më tani nuk ka asnjë raportim për problemet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Aktualisht në të gjithë territorin e bashkisë nuk ka asnjë tokë bujqësore të përmbytur apo shtëpi banimi, si dhe asnjë problem me rrugët rurale dhe komunale”.

Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile, Ndriçim Sinani pohon se “situata po monitorohet periodikisht”.

Gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës, kryetari i bashkisë, Gledian Llatja bashkë me specialistë të Shtabit të Emergjencave Civile, inspektoi nga afër disa zona problematike, të cilat shkaktojnë rrallë herë përmbytje.

“Ekipet e bashkisë janë në terren, në komunikim të vazhdueshëm me strukturat lokale për të sinjalizuar dhe përballuar çdo të papritur. Ne e kemi në vëzhgim Përroin e Zaranikës për shkak edhe të reshjeve, të cilat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Për këtë arsye gjatë gjithë këtij muaji, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ka pastruar të gjithë përrenjtë e njësive administrative, përfshirë edhe atë të Zaranikës dhe Manazderes në qytet, të cilat derdhen në Lumin Shkumbin, me qëllim shmangien e daljes së ujit jashtë shtratit”, nënvizoi Llatja.

Sipas tij, për momentin nuk ka asnjë raportim për problematika si në zonat rurale, ashtu dhe në zonën urbane.

Llatja i bëri thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe për çdo problematikë t’i drejtohen strukturave tona.https://ata.gov.al/2022/11/21/reshjet-e-shiut-llatja-ne-terren-per-te-perballuar-cdo-te-papritur/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments