Saturday, November 2, 2024
HomeSOCIALEVijojnë reshjet e shiut në qarkun Kukës, problematika në disa fshatra

Vijojnë reshjet e shiut në qarkun Kukës, problematika në disa fshatra

Prefekti i Kukësit, Ali Hallaçi informoi mbi situatën e krijuar në këtë qark pas reshjeve të dendur që kanë përfshirë vendin në 48 orët e fundit. Sipas tij, i gjithë territori i qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar. “Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka pasur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh. Nga subjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre”, tha ai. Hallaçi theksoi se për momentin është i bllokuar aksi rrugor që lidh fshatin Shipshan me rrugën nacionale të Tropojës si rezultat i rrëshqitjes së dherave. Sipas Prefektit, si rezultat i reshjeve të shtuara rrezikohen urat që lidhin lagjen Balishaj të fshatit Tropojë e Vjetër dhe ajo që lidh fshatin Kepenek e Zogaj të njësisë administrative Bytyq të bashkisë Tropojë. Hallaçi bëri të ditur se rezervuaret janë në monitorim në të gjithë qarkun, ndërsa diga e rezervuarit në fshatin Zherkë të bashkisë Tropojë është shembur. Nga bashkia Tropojë janë marrë masat për evakuimin e familjeve të rrezikuara. Sa i përket furnizimit me energji elektrike Prefekti bëri të ditur se situata paraqet problematika në fshatrat Pistë, Mgull, Qam dhe Gëdheshtë bashkia Kukës, fshati Vranisht, bashkia Has, fshatrat Dragobi, Valbonë, fshati Llugaj, fshati Berishë, Lekbibaj bashkia Tropojë. Furnizimi me ujë të pijshëm, tha ai, është normal.https://ata.gov.al/2022/11/21/vijojne-reshjet-e-shiut-ne-qarkun-kukes-problematika-ne-disa-fshatra/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments