Monday, November 25, 2024
HomePARASHIKIMI MOTITSituata e motit në vend, meteorologët: Nuk do ketë ndërprerje të reshjeve...

Situata e motit në vend, meteorologët: Nuk do ketë ndërprerje të reshjeve deri të enjten

Reshjet e denduar të shiut gjatë fundjavës shkaktuan përmbytje në territorin e vendit, duke prekur kryesisht Shkodrën dhe Lezhën. Por si paraqitet situata meteorogjike në ditët në vijim? Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja për Klan News bën të ditur se pritet që reshjet të bien edhe sot, por me një intenistet më të ulët se ditën e djeshme. Ndërkohë që pritet që dita e nesërme të sjellë përsëri fuqizim të reshjeve dhe problematike situata parashikohet të jetë dhe në jug, ku kryesisht do të preket qarku i Vlorës. Reshjet do të na shoqërojnë deri ditën e enjte, ku më pas më pritet të ketë një përmirësim të kushteve të motit. Lajda Porja: Reshjet do të vazhdojnë të bien, ka një fuqizim ditën e nesërme, e marta dhe të paktën orët e paradites së ditës së mërkurë do të sjellin reshje ku edhe në këto zona do të kemi reshje herë pas here me intensitet mesatar dhe të lartë. Dua të them se situata nuk është në përmirësim të paktën deri ditën e enjte, ku do të ketë ndërprerje totale të reshjeve sidomos në Ultësirën Perëndimore duke përmirësuar ose duke nisur tërheqja e ujit që ka përfshirë shumë toka bujqësore. Përsa i përket reshjeve, epsiodi i cili kemi kaluar ka dyfishuar reshjet pothuajse në të gjithë territorin shqiptar. Të gjitha zonat e Shqipërisë e kanë tejkaluar normën mujore vetëm me reshjet që kemi pasur gjatë fundjavës. Pritet një episod tjetër të martën dhe të mërkurën që do të sjellë reshje mesatarisht më pak krahasur me çfarë përjetuam. Vetëm për 3 ditë kemi pasur 200 milimetra, 120 në qendër dhe 150 në jug. Do të raportohen disa probleme në qarkun e Vlorës duke filluar që nga dita e mërkurë dhe në vijim. Situata përmirësohet dukshëm që nga e enjta dhe më pas kemi disa ditë pa reshje duke bërë dhe edhe uji të tërhiqet. Aktualisht që flasim, reshjet e sotme do të kenë intensitet të ulët, por nuk do të ketë ndërprerje të tyre. Sot, më e keqja ka kaluar, reshjet më të denduara kanë qenë në orën 3 deri në 7 të mëngjesit, ku më në fokus kanë qenë zonat qendrore. Problemet do të fillojnë nesër pasi sonte gjatë natës dita e martë dhe orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë do të mbeten me reshje të konsiderueshme ku problematike përsa i përket jugut do të jetë qarku i Vlorës që do të marrë dhe sainë më të madhe të reshjeve. Do të shtohen dhe reshje që do të bien dhe të martën dhe të mërkurën. Epiqendra e gjithë këtyre ditëve, ka qenë Shkodra dhe Lezha ku janë prodhur më shumë reshje. Por si parashikohen ditën e tjera të Nëntorit? Lajda Porja: Që nga dita e enjte deri në datën 28-29 nuk ka reshje në territor, madje ka rënie temperaturash. Do të jenë ca ditë tipike dimrit. Data 29-30 rezervon, pra dita e fundit e Nëntorit një tjetër episode me reshje, por nuk janë reshje të intensiteteve që përjetuam. Duke bërë muajin Nëntor një muaj shumë të lagësht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments