Pjesa e parë e ditës do të vijoj të dominohet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në Kosovë, KU më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore. Më pas kemi përmirësim të perkohëshëm të motit në territorit duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.Deri në orët e mesditës e gjithë MV do të jetë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu, KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore. Ndërsa pas mesdite parashikohet që të ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e MV.Pjesërisht Europa Qëndrore do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin rrebeshe shiu në Europën Jugore. Në Skandinavi dhe vendet Lindore priten reshje dëbore.