Thursday, October 31, 2024
HomeSOCIALEUji i furishëm i Drinit merr me vete një segment të urës...

Uji i furishëm i Drinit merr me vete një segment të urës së vjetër të Bahçallëkut

Një segment i urës së vjetër të Bahçallëkut është zhdukur para pak minutave, njofton shkodraweb. Në një video që qarkullon në rrjet, konstatohet se një pjesë e kësaj ure, nuk ekziston më. Ura afro 110 vjeçare i ka rezistuar ujrave të shumta të Drinit ndër vite, por duket se më në fund është “dorëzuar” para furisë së ujrave të lumit pasi është lodhur.Ura është vënë në funksion të plotë për transport në ditët e para të shkurtit 1914 falë investimit të austriakëve dhe borgjezisë shkodrane të asaj kohe. Kohë më parë, prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni, hodhi idenë e kthimit të rrugës në funksionale, të paktën për këmbësorët. Por tashmë ky projekt vështirë të realizohet.https://lajme.rtsh.al/artikull/uji-i-furishem-i-drinit-merr-me-vete-nje-segment-te-ures-se-vjeter-te-bahcallekut

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments