Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEARSIMMAS pezullon mësimin në 16 shkolla të vendit

MAS pezullon mësimin në 16 shkolla të vendit

Pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve në disa zona të Shqipërisë Ministrja e Arsimit dhe Sporteve zhvilloi mbledhje urgjente me drejtuesit e Drejtorive Rajonale Arsimore për të vlerësuar gjendjen e shkollave në të gjithë territorin. Për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm, është vendosur që ditën e hënë, më 21 nëntor, të pezullohet procesi mësimor deri në përmirësimin e situatës në shkollat e mëposhtme: 1- Shkolla “Martin Camaj”, Shkodër qytet, 2- Shkolla “Agim Tafili”, Harku i Bërdicës, 3- Shkolla “Prekal”, fshati Postribë, 4- Shkolla “Ruzhdi Daca”, Rrethinat, 5- Shkolla “Mehmet Shpëndi”, fshati Shalë, 6- Shkolla “Theth”, fshati Shalë, 7- Shkolla “Gimaj”, fshati Shalë, 8- Shkolla “Palaj”, fshati Shosh, 9- Shkolla “Ndreaj”, fshati Shosh, 10- Shkolla “Nicaj”, fshati Shosh 11- Shkolla “Pog”, fshati Pult, 12- Shkolla “Plan”, fshati Pult, 13- Shkolla “Maja e Thanës”, fshati Pult, 14- Shkolla “Kasnec”, fshati Pult, 15- Shkolla “Kir”, fshati Pult, 16- Shkolla “Xhan”, fshati Pult. Ministrja e Arsimit dhe Sporteve po e ndjek nga afër situatën dhe lajmëron se do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme.https://lajme.rtsh.al/artikull/situata-e-renduar-nga-reshjet-e-shiut-mas-pezullon-mesimin-ne-16-shkolla-te-vendit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments