Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumë pjesë të Kosovës. Në Pejë, Istog, Junik, Mitrovicë e Vushtrri, uji ka hyrë edhe në shumë shtëpi, kurse ka përfshirë edhe sipërfaqe të tokës. Për pasojë, edhe furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në shumë pjesë të vendit, kryesisht në disa lagje në Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, e disa fshatra të Gjakovës. Kompanitë rajonale që merren me pastrimin e ujit, për shkak të sasisë së madhe e të turbullt, nuk kanë kapacitete për pastrim. Ndërkohë, siç njoftojnë gazetarët e RTK-së, Donika Sherifi e Islam Haxhiu, nga rajonet e ndryshme të vendit, lumenjtë në disa vende kanë dalë nga shtrati, në disa vende të tjera rrezikon të dalin e në pjesë të ndryshme, sasia e madhe e reshjeve ka shkaktuar përmbytje. Më poshtë, RTKlive sjell fotografi nga vende të ndryshme të Kosovës, ku janë shkaktuar përmbytje.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=623666