Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEBegaj: Institucionet të tregojnë përgjegjshmëri maksimale

Begaj: Institucionet të tregojnë përgjegjshmëri maksimale

Situata e rënduar si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë në vend ka sjellë edhe reagimin e presidentit, Bajram Begaj. Në një reagim në rrjete sociale, Begaj ka kërkuar përgjegjshmëri maksimale nga institucionet përgjegjëse, si dhe bën thirrje për marrjen e masave të nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim si pasojë e reshjeve. “Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit. Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim. Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”, shkruan në reagim presidenti Begaj.https://lajme.rtsh.al/artikull/situata-e-renduar-si-pasoje-e-reshjeve-begaj-institucionet-te-tregojne-pergjegjshmeri-maksimale

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments