Wednesday, October 30, 2024
HomeSOCIALEMoti i keq nga veriu në jug, bilanci i përmbytjeve, problematike qarku...

Moti i keq nga veriu në jug, bilanci i përmbytjeve, problematike qarku i Shkodrës

Moti i keq ka përfshirë vendin tonë, ku reshjet e shiut në disa zona po shkaktojnë përmbytje. Problematike, situata është në qarkun e Shkodrës, ku si rezultat i reshjeve të shumta ka patur dalje të përrenjve nga shtrati dhe përmbytje të një sipërfaqe prej 400 Ha në fushën e Muriqanit, në njësinë administrative Ana e Malit. Prezencë uji ka pasur në lagjen Kasape, njësia administrative Guri i Zi, për shkak të bllokimit nga inertet të urës së Pistallës. Po ashtu prezencë uji ka dhe në fshatin Shirq të Dajçit. Ndërkohë korenspodentët tanë njoftojnë se kanë dalë nga shtrati përroi i Flinës dhe lumi Gjadër, vërshimet e të cilave kanë dëmtuar rrugë lagjesh edhe infrastrukturën në Vaun e Dejës, në Hajmel dhe Shllak. Kanalet kulluese në Velipojë, Dajç dhe Bërdicë janë tejmbushur, ndërsa raportohet se ka dëmtime të rrugëve dytësore në të gjitha njësitë po ashtu dhe mungesë të energjisë elektrike. Në bashkinë Kukës e Has nuk ka raportime për dëme e probleme në rrugë kombëtare dhe furnizimi me energji elektrike. Ne bashkinë e Tropojës vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë. Në lumin e Tropojës janë dëmtuar dy këmbët e dy urave që ishin në proces ndërtimi. Një pjesë e madhe e njësive administrative në Tropojë janë pa energji elektrike si rezultat i kushteve të vështira atmosferike. Prej mbrëmjes të së shtunës edhe rajoni i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje shiu. Për rrjedhojë janë krijuar probleme në zonën turistike të Shëngjinit, ku janë përmbytur disa akse rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Gjithashtu raportohet se ka shtim të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat, por aktualisht nuk kanë rrezik për dalje nga shtrati. Ndërkohë vijon të mbetet problematike situata nga reshjet pranë nënkalimit të autostradës në Fushë Mamurras. Reshjet e shiut kanë mbuluar rrugën pranë këtij tij nënkalimi duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të qytetit te Durrësit. Shkak u bënë reshjet e dendura që nisën gjatë natës duke sjellë menjëherë rritjen e nivelit të ujit. Më problematike mbetet situata në lagjen nr. 17 dhe 18 të qytetit, të cilat sa herë ka reshje me intensitet të lartë i dorëzohen pushtetit të ujit. Uji u ngrit deri në nivelin e trotuareve te zona rreth e rrotull stadiumit, ku qarkullimi i automjeteve ka qenë mjaft i vështirë. Edhe mëngjesin e sotëm reshjet nuk janë ndërprerë dhe situata vazhdon të jetë po e njëjtë në qytetin e Vlorës, ku disa rrugë janë të vështira për tu kaluar. Tek Unaza e re e qytetit në lagjen “10 korriku” ku si pasojë e erës ka patur rrëzim të pemëve dhe bllokim të qarkullimit rrugor. Po ashtu në gjirin e qytetit është një situatë e vështirë ku autoritetet kanë ndërprerë edhe lundrimin detar për të gjitha mjetet. Në zonat përreth në fshatin Dukat, era e fortë dhe shirat kanë sjellë probleme gjatë natës. Disa pemë të mëdha kanë rënë duke bllokuar edhe qarkullimin rrugor. Nga ana tjetër, moti i keq me reshje dhe shtrëngata shiu, ka lënë pa energji elektrike me dhjetëra fshatra në bashkinë e Gjirokastrës. Banorët e fshatrave të Çepos, Odries, Lazaratit, Picarit dhe Lunxherisë ndeshen me mungesën e energjisë elektrike qysh prej mesnatës. Moti i keq ka përfshirë dhe Sarandën. për shkak të përkeqësimit të kushteve meteorologjike lundrimi për të gjitha mjetet në Sarandë do pezullohet “si rezultat i erave forta me drejtim jug-juglindje në datën 19-22 nëntor 2022 moti do jetë i përkeqësuar”https://lajme.rtsh.al/artikull/moti-i-keq-nga-veriu-ne-jug-bilanci-i-permbytjeve-problematike-qarku-i-shkodres

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments