Elon Musk, pronari i ri i Twitter, ka nisur një referendum për platformën që ka blerë kohët e fundit për të kërkuar të votojnë po ose jo për rikthimin e Donald Trump në rrjetin social nga i cili u ndalua të nesërmen e sulmit kundër Capitol Hill, më 6 janar 2021. Musk riaktivizoi dje disa llogari, por tha se nuk e kishin aktivizuar ende atë të ish-presidentit. Sipas kritikëve të Musk, kjo është një zgjedhje e diskutueshme dhe e rrezikshme. Megjithatë, nuk është e qartë nëse Musk do të vendosë bazuar në rezultatin e referendumit. Ndërkohë, brenda një ore kanë votuar 2,5 milionë përdorues. Rreth 60 për qind e tyre duan rikthimin e Trump më Twitter dhe rreth 40 për qind kanë thënë ”jo”. Sondazhi online përfundon nesër në orën 19:00. ”Vox populi, vox Dei”, shkroi në Twitter mbrojtësi i ri i platformës, duke cituar fjalinë e traditës së lashtë mesjetare për të theksuar se opinionet dhe gjykimet popullore konsiderohen të vërteta dhe të drejta.https://ata.gov.al/2022/11/19/shba-musk-referendum-ne-twitter-per-rikthimin-e-trump/
Musk referendum në Twitter për rikthimin e Trump
RELATED ARTICLES