Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e plotë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi e ka konsideruar një hap të madh këtë anëtarësim të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi u shpreh se ky mekanizëm, ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën e shumë vendeve. “Një tjetër hap madhështor. Shqipëria u bë anëtare e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, sistemit të menaxhimit të rrezikut të fatkeqësive. Në momente fatkeqësish, mund të mbështeteni në ndihmën e shumë njerëzve. Ky mekanizëm ka të bëjë me solidaritetin e vërtetë që ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën”, shkroi Varhelyi në rrjetet sociale. Anëtarësimi në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, mundëson forcimin e kapaciteteve, arritjen e standardeve të duhura në teknologji, mjete dhe pajisje bashkëkohore, trajnime dhe certifikime të ekipeve shqiptare, të cilat do të ndërveprojnë me ekipet evropiane në raste fatkeqësish natyrore dhe atyre të shkaktuara nga dora e njeriut.https://ata.gov.al/2022/11/19/shqiperia-anetare-e-mekanizmit-te-mbrojtjes-civile-te-be-se-varhelyi-nje-tjeter-hap-madheshtor/
Shqipëria anëtare e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile
RELATED ARTICLES