Keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodh me trupin tuaj nëse ndaloni të pini kafe për 28 ditë? Kafeja ka një sërë efektesh mjaft të dukshme në trupin tonë. Ndalimi i papritur i saj shkakton një sërë efektesh anësore duke përfshirë: dhimbje koke, vështirësi në përqendrim, lodhje e përgjithshme, uri etj. Por këto dukuri janë të përkohshme dhe mund të zbuten nëse do të filloni të reduktoni gradualisht kafenë në vend që ta eliminoni papritmas. Kafeja stimulon prodhimin e adrenalinës dhe dopaminës, hormone të cilat ju ndihmojnë të përqendroheni në mëngjes dhe të rrini zgjuar. Kur jeni mësuar të pini kafe dhe filloni të mos e konsumoni më do të keni një ndjesi lodhjeje, kjo e fundit është një ndjenjë kalimtare. Lodhja do të zvogëlohet pas dy ditësh ndërsa humori i keq do të kalojë për rreth 10 ditë. Nëse papritmas ndaloni së piri kafe, mund të përjetoni një rritje të urisë brenda javëve të para, kafeja funksionon si një shtypës i përkohshëm i ndenjës së urisë. Kafeja ju mban zgjuar dhe aktiv, ky është efekti që perceptoni, por mund të rrezikojë cilësinë e gjumit. Ndërveprimi i kafeinës me ritmet gjumë-zgjim funksionon në faza të caktuara dhe ndryshon nga personi në person. Pas dy ditësh, efekti në pagjumësi do të jetë i mahnitshëm gjithashtu do të jeni më pak të shqetësuar gjatë ditës fal uljes së adrenalinës që stimulohet nga kafeina.https://lajme.rtsh.al/artikull/cfare-i-ndodh-trupit-tuaj-nese-nuk-pini-kafe-per-28-dite
Nëse nuk pini kafe për 28 ditë
RELATED ARTICLES