Sunday, October 27, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani në Tunizi për samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë

Osmani në Tunizi për samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë

Me ftesë të Presidentit të Tunizisë, Kais Saied dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Djerba të Tunizisë, ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e krerëve të shteteve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Djerba, Presidentja Osmani do të mbajë një fjalim në një nga diskutimet e Frankofonisë, ndërsa do të zhvillojë edhe takime me liderë tjerë të shteteve anëtare të kësaj organizate. “Samiti i Frankofonisë do të mbledhë krerët e shteteve anëtare dhe anëtarëve të asociuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta politike dhe ekonomike, forcimin e bashkëpunimit frankofon, avancimin e të drejtave të njeriut, arsimit, kulturës dhe demokracisë”, thuhet në komunikatë. Ndryshe, Kosova është anëtare e asociuar e Organizatës së Frankofonisë nga viti 2018. TË FUNDIT Moti sot, reshje të shiut me intensitet e shtrirje të ndryshme territoriale Moti sot, reshje të shiut me intensitet e shtrirje të ndryshme territoriale Alex Whiting zëvëndëson Jack Smith si UD i Prokurorit të Speciales Alex Whiting zëvëndëson Jack Smith si UD i Prokurorit të Speciales Abdixhiku: Zgjidhja për tensionet në veri, në koordinim me partnerët Abdixhiku: Zgjidhja për tensionet në veri, në koordinim me partnerët SHBA shpreson për një marrëveshje Kosovë – Serbi në ditët në vijim SHBA shpreson për një marrëveshje Kosovë – Serbi në ditët në vijim VIDEO Promo – Divers – Kampionati Boteror Qatar 2022 Promo – Divers – Kampionati Boteror Qatar 2022 Lajme 12:00 18.11.2022 Lajme 12:00 18.11.2022 Mirëmëngjesi Kosovë – Shtëpia Muze e Musa Shehzades 18.11.2022 Mirëmëngjesi Kosovë – Shtëpia Muze e Musa Shehzades 18.11.2022 Aktual – Diplomacia Qytetare 18.11.2022 Aktual – Diplomacia Qytetare 18.11.2022https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=623552

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments