Sunday, October 27, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosovës i duhet një strategji afatgjate për sektorin e energjisë

Kosovës i duhet një strategji afatgjate për sektorin e energjisë

Memli Krasniqi falënderon MCC-në për ndihmën ndaj Kosovës: Është për keqardhje mbyllja e dyerve për investimet e infrastrukturës së gazit amerikan Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot në Washington udhëheqësit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për të diskutuar mbarëvajtjen e programeve investive të kësaj organizate në Kosovë. Përmes një komunikate për media, thuhet se Krasniqi ka falënderuar MCC-në për investimet e deritashme në Kosovë nga programi Threshold. “Shpreha falënderimin e thellë për investimet e deritashme nga programi Threshold, veçanërisht ato që ishin të fokusuara në eficiencë. Edhe lagjja ime e fëmijërisë Ulpiana sot ka marrë një pamje të re falë MCC-së”, theksoi ai. Krasniqi tha se PDK do të përkrahë plotësisht proceset e programit të ardhshëm Compact. “PDK do të përkrahë plotësisht proceset e programit të ardhshëm Compact, por është për keqardhje që Kosova ka mbyllur derën për investimet shumë të nevojshme përmes MCC në infrastrukturën e gazit dhe në prodhim të rrymës përmes gazit”, shtoi ai. Kreu i PDK-së theksoi se Kosovës i duhet një strategji afatgjate për sektorin e energjisë. “Kosova ka nevojë për strategji afatgjate për sektorin e energjisë dhe çdo vonesë në hartimin dhe zbatimin e saj shkakton vonesa në adresimin e krizës energjetike dhe në sigurinë e furnizimit – faturën e rritur të së cilës do ta paguajnë qytetarët”, tha Krasniqi, thuhet në komunikatë.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=623566

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments