Friday, October 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETABE marrëveshje për ngritjen e sistemit satelitor IRIS²

BE marrëveshje për ngritjen e sistemit satelitor IRIS²

BE-ja kërkon të sigurojë komunikime të sigurta për bizneset dhe qytetarët përmes një sistemi satelitësh. Negociatorët e Parlamentit Evropian dhe vendet anëtare ranë dakord dje në mbrëmje për të ngritur një sistem satelitor të quajtur “Infrastruktura për Qëndrueshmërinë, Ndërlidhjen dhe Sigurinë nga Sateliti”, ose shkurt IRIS². “Investimi arrin vlerën e 2.4 miliardë eurove (2.5 miliardë dollarë) nga buxheti i BE-së në vitet e ardhshme”, sipas një deklarate. “Kjo është historike”, shkroi në Twitter komisioneri përgjegjës i BE-së, Thierry Breton, pas marrëveshjes. BE-ja po shton kështu një komponent të tretë në infrastrukturën e saj strategjike hapësinore, në sistemin e navigimit satelitor “Galileo dhe Copernicus”, i cili përdoret për vëzhgimin e Tokës. “Ky program është një hap i rëndësishëm drejt një autonomie më strategjike për Evropën”, tha anëtarja e Parlamentit Evropian (PE), Angelika Niebler për programin e ri. Lufta në Ukrainë tregoi se BE-ja deri më tani kishte qenë plotësisht e varur nga vendet jashtë bllokut ose kompanitë private të telekomunikimeve satelitore. “Programi i miratuar, sot synon ta ndryshojë këtë”, tha Niebler. IRIS² ka për qëllim kryesisht të sigurojë qëndrueshmërinë e sistemeve të BE-së, gjithashtu të mbrojë infrastrukturën e rëndësishme si, rrjetet e energjisë ose kujdesi shëndetësor, si dhe aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në internetin e shpejtë. Marrëveshja duhet të konfirmohet zyrtarisht edhe nga Parlamenti Evropian, por kjo konsiderohet një formalitet.https://ata.gov.al/2022/11/18/bruksel-be-marreveshje-per-ngritjen-e-sistemit-satelitor-iris%c2%b2/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments