Dita Botërore e Filozofisë, promovon kulturën intelektuale e debatin filozofik në respekt të dinjitetit e diversitetit. Kjo ditë, e cila kremtohet të enjten e tretë të nëntorit, inkurajon shkëmbimet akademike si dhe thekson rolin e filozofisë në trajtimin e çështjeve globale. Fjala “filozofi” vjen nga greqishtja dhe do të thotë “dashuri për dijen”. UNESCO, në Ditën Botërore të Filozofisë, ka renditur pesë objektiva: qasje globale ndaj filozofisë, përdorimi i filozofisë për t’u përballur me sfidat që has njerëzimi, ndërgjegjësimi për rëndësinë e filozofisë, mësimdhënia e filozofisë si një mënyrë për ulur aksesin e pabarabartë dhe nënvizimi i rëndësisë që ka mësimi i filozofisë për brezat e ardhshëm. UNESCO shpreson se duke vënë theksin tek filozofia, liderët botërorë do të nxiten të punojnë së bashku e të kapërcejnë sfidat e globale siç është migrimi, ndryshimet ambientale dhe inteligjenca artificiale. Për herë të parë në histori, Dita Botërore e Filozofisë u kremtua, 20 vjet më parë, në nëntor të 2002.https://ata.gov.al/2022/11/17/dita-boterore-e-filozofise/