Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVALista Serbe kthehet në Kuvend

Lista Serbe kthehet në Kuvend

Deputetët e Listës Serbë të cilët dhanë dorëheqje ditë më parë nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, janë zëvendësuar në seancën e sotme të Kuvendit me 9 deputetë të tjerë të këtij subjekti politik. Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka lexuar emrat e deputetëve të rinj të Listës Serbe, të cilët kanë zënë vendet e tyre dhe u betuan. Deputetët e Listës Serbe janë zëvendësuar si në vijim me nëntë kandidatë të kësaj partie dhe një tjetër nga iniciativa qytetare, GI SPO, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021: Slavko Simiq është zëvendësuar nga Milan Kostiç nga Lista Serbe, Igor Simiç të me Zoran Maksimoviç nga Lista Serbe, Miljana Nikoliç nga Olivera Zdravkoviç nga Lista Serbe, Zoran Mojsiloviç me Milan Joksimoviç nga Lista Serbe, Verica Çeraniç me Ksenija Bozoviç nga Lista Serbe, Branislav Nikoliç me Rados Mihajloviç nga Lista Serbe, Milosh Pervoviç me Nenad Radenkoviç nga Lista Serbe, Ljubinko Karadzhiç me Svetislav Jokiç nga Lista Serbe, Jasmina Dediç me Biljana Maksiç nga Lista Serbe dhe Dragana Antonijeviç me Cvetko Veljkoviç nga GI SPO. Pas betimit, ata janë larguar nga salla e seancës plenare të Kuvendit. Lista Serbe deklarohet rreth kthimit të deputetëve të saj të rinj në Kuvend Lista Serbe përmes një komunikate për media është deklaruar rreth kthimit të deputetëve të saj të rinj në Kuvend pasi që deputetët e mëhershëm të kësaj partie ishin larguar në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale të lëshuara nga Serbia. Në komunikatë thuhet se sot në Kuvend nëntë përfaqësues të Listës Serbe verifikuan teknikisht mandatet e tyre dhe menjëherë u larguan nga seanca e Kuvendit. “Vendimi i sotëm strategjik pengoi më drejtpërdrejt realizimin e planit të Albin Kurtit dhe bashkëkombësve të tij serbë për ndryshimin e kushtetutës dhe ligjeve që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë. Synimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviqit, si dhe i të tjerëve si ajo, ishte që të votonin ndryshimet kushtetuese që do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe, marrjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe, e drejta e përfaqësimit në institucione etj. Theksojmë se ky vendim strategjik dhe politik në asnjë mënyrë nuk do ta ndalë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës në veri të Kosovës, me çka mbyllen të gjitha institucionet e Kosovës në atë territor dhe si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së marrëveshjes së Brukselit, keqtrajtimi i popullit serb dhe shkelja e të gjitha të drejtave të njeriut”, thuhet në komunikatë.https://ata.gov.al/2022/11/17/lista-serbe-kthehet-ne-kuvend-pas-betimit-largohen-nga-salla/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments