Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPeleshi : Mbështetje të mëtejshme për Ukrainën

Peleshi : Mbështetje të mëtejshme për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i cili u mbajt nëpërmjet videotelekonferencës. Ky takim u zhvillua nën drejtimin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin. Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Peleshi tha se “jemi duke vlerësuar mbështetjen e mëtejshme që vendi ynë mund të japë në përgjigje të pasojave të luftës në Ukrainë, përkrah mbi 50 vendeve të tjera të botës së lirë”. Që nga fillimi i formimit të Grupit të Kontaktit janë mbajtur disa takime, ku është konfirmuar uniteti në mbështetje të Ukrainës, për të ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments