Territori Shqiptar deri në orët e pasdites do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin, KU herë pas here do të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra kryesisht në zonat Veriore dhe Jugore. Orët vijuese sjellin përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, POR do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.