Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInflacioni në nivelin më të lartë të 41 viteve të fundit

Inflacioni në nivelin më të lartë të 41 viteve të fundit

Sipas të dhënave të publikuara sot, norma vjetore e inflacionit të konsumatorit në Britaninë e Madhe përgjatë muajit tetor arriti në nivelin më të lartë në 41 vitet e fundit, që është mbi pritshmëritë e tregut, kryesisht për shkak të rritjes së kostove të gazit dhe energjisë elektrike. ”Çmimi i konsumit është rritur me 11,1 për qind në bazë vjetore në tetor, nga një rritje prej 10,1 për qind në shtator”, sipas të dhënave të Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS). Shifra ishte shumë mbi objektivin e Bankës së Anglisë prej 2,0 për qind dhe parashikimin e saj maksimal prej 10,9 për qind. Çmimet e gazit dhe energjisë elektrike u rritën me 128,9 për qind, treguan të dhënat. “Kontributi i dytë më i madh i rritjes që çoi në ndryshim erdhi nga rritja e çmimeve të ushqimeve, ndërsa transporti dha kontributin më të madh në rënien kompensuese”, thuhet në deklaratën e ONS-së. Inflacioni bazë vjetor, duke përjashtuar energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit në 6,5 për qind në tetor, përsëri në nivelin më të lartë historik.https://ata.gov.al/2022/11/16/bm-ons-inflacioni-ne-nivelin-me-te-larte-te-41-viteve-te-fundit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments