Si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga mungesa e vitaminës D? Më poshtë keni tetë shenja që mund të tregojnë se është mirë të kontrolloheni, shkruan macrolibrarsi.it. 1. Shpesh sëmureni ose vuani nga infeksione të shpeshta Një nga rolet kryesore të vitaminës D është të ndihmojë sistemin imunitar të qëndrojë i fortë dhe i përgjegjshëm, në mënyrë që të kryejë rolin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të na ndihmojë të qëndrojmë të shëndetshëm për një afat të gjatë. 2. Jeni shpesh të lodhur Një nga shkaqet e lodhjes mund të jetë niveli shumë i ulët i vitaminës D. Sipas disa hulumtimeve, kjo gjendje përveç lodhjes shkakton edhe përkeqësim të cilësisë së jetës, sepse kontribuon në rritjen e lodhjes kronike dhe favorizimin e shfaqjes së dhimbje koke. 3. Vuani nga dhimbjet e kockave dhe osteoporoza Në një studim me 150 njerëz që vuanin nga dhimbje kockash, u zbulua se mbi 90% e tyre kishin nivele të ulëta ose të mangëta të vitaminës D. 4. Vuani nga gjendjet depresive Depresioni ka aq shumë shkaktarë, saqë është e vështirë të identifikosh një shkak. Megjithatë, nuk ka dyshim se mungesa e ekspozimit ndaj diellit dhe rrjedhimisht asimilimi i vitaminës D nuk kontribuojnë në disponimin tonë. 5. Jeni në rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare Sëmundjet kardiovaskulare janë në rritje, falë jetës së parregullt që ne priremi të bëjmë në ditët e sotme. Sipas disa studimeve, mungesa e vitaminës D gjithashtu kontribuon në rritjen e problemeve që mund të prekin zemrën. 6. Ju vuani nga psoriasis Psoriaza nuk shkaktohet drejtpërdrejt nga mungesa e vitaminës D, por sipas studimeve të kryera në klinikën Mayo, ata me mungesë e kanë më të vështirë të lehtësojnë këtë skuqje me luspa që shfaqet në lëkurën e kokës dhe në pjesë të tjera të trupit. 7. Keni dobësi të muskujve Sipas një studimi, jo vetëm që mungesa e vitaminës D shkakton dobësi të muskujve, por është edhe baza e dhimbjeve kronike. 8. Ju vuani nga hipertensioni Çfarë lidhje ka tensioni i lartë i gjakut me mungesën e vitaminës D? Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, njerëzit që vuajnë prej tij janë më të prirur për të zhvilluar lloje të ndryshme të çrregullimeve shëndetësore, duke përfshirë hipertensionin.https://ata.gov.al/2022/11/16/cfare-shkakton-mungesa-e-vitamines-d/
Mungesa e vitaminës D
RELATED ARTICLES