Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETrump: Do të rikandidoj për president

Trump: Do të rikandidoj për president

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi zyrtarisht një tjetër kandidim drejt Shtëpisë së Bardhë për vitin 2024, pas një jave përgatitjeje për atë që ai tha se do të ishte një njoftim i madh. ”Për ta bërë Amerikën përsëri të madhe dhe të lavdishme, unë po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Trump nga resorti i tij në Florida. Trump la të kuptohet për një tjetër ofertë për Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar gjatë zgjedhjeve afatmesme të vendit duke nxitur spekulimet se ai ishte drejtuar për një revansh kundër presidentit aktual amerikan Joe Biden në 2024. Trump humbi zgjedhjet presidenciale të 2020 nga Biden dhe u largua nga Shtëpia e Bardhë pas një mandati. Republikani vazhdon të përhapë pretendimet e tij krejtësisht të pabazuara se fitorja elektorale e Bidenit ishte “e vjedhur”. ”Dy vjet më parë ne ishim një komb i madh dhe së shpejti do të jemi përsëri një komb i madh”, tha Trump.https://ata.gov.al/2022/11/16/shba-2024-trump-do-te-rikandidoj-per-president/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments