Friday, October 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETACOP27 mosmarrëveshje për heqjen e karburanteve fosile

COP27 mosmarrëveshje për heqjen e karburanteve fosile

Negociatorët nga rreth 200 vende dukej se po luftonin për të arritur konsensusin në Konferencën e Klimës COP27, duke përfshirë mosmarrëveshjet për heqjen e karburanteve fosile dhe kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius. Drafti i konkluzioneve të samitit nuk përmend heqjen graduale të karburanteve fosile ndërsa bën thirrje për mbajtjen e objektivit të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius, brenda mundësive. “Greenpeace”, një rrjet i pavarur i fushatës globale, tha se ishte i tronditur nga përmbajtja e draftit, i cili u botua tre ditë para përfundimit të konferencës në Sharm el-Sheikh. “Kudo në Sharm el-Sheikh mund të shihni dhe dëgjoni ndikimin e industrisë së karburanteve fosile. Ato janë shfaqur në një numër rekord në përpjekje për të shkëputur veprimet klimatike nga një ndërprerje e karburanteve fosile”, tha Yeb Sano, i cili kryeson delegacionin e “Greenpeace” në konferencë. Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur çmimet e energjisë, duke bërë që shumë vende të rishqyrtojnë politikat e tyre energjetike dhe të riaktivizojnë centralet me qymyr. Lëndët djegëse fosile, kryesisht qymyri, nafta e papërpunuar dhe gazi prodhojnë sasi të mëdha të dioksidit të karbonit që bllokon nxehtësinë në atmosferë.https://ata.gov.al/2022/11/15/sharm-el-sheikh-cop27-mosmarreveshje-per-heqjen-e-karburanteve-fosile/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments