Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURESi do të duket sheshi i Lidhjes së Prizrenit

Si do të duket sheshi i Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku paraqiti në rrjetet sociale se si do të jetë lokaliteti arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit. Në këtë hapësirë tejet të rëndësishme të trashëgimisë kulturore kombëtare tashmë kanë filluar punimet dhe vendi po bëhet gati për pjesën e parë të konservimit. Projekti i prezantimit të këtij lokaliteti është përgatitur me qasje gjithëpërfshirëse, ku përmes analizave të zonës dhe diskutimeve publike janë përfshirë banorët, komuniteti i biznesit dhe komuniteti profesionist, në mënyrë që prezantimi final i Lokalitetit Arkeologjik të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbashkët. Prezantimi dhe promovimi i Lokalitetit Arkeologjik si një lokalitet me rëndësi historike, shkencore, kulturore dhe edukative, synon që të ngrejë vetëdijen për rëndësinë e këtij lokaliteti si dhe të promovojë vlerat kulturore nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor. Më herët janë miratuar dy plane menaxhimi për qendrën historike të Prizrenit dhe kalanë e Prizrenit.https://ata.gov.al/2022/11/15/ceku-zbulon-si-do-te-duket-sheshi-i-lidhjes-se-prizrenit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments