Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIGazifikim i vendit, duke nisur nga qyteti i Korçës

Gazifikim i vendit, duke nisur nga qyteti i Korçës

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi vizitën presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në Tiranë, një gur të ri kilometrik në marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona. Balluku tha se “me presidentin Aliyev kemi diskutuar dhe mirëpritur ekspertizën e tyre në sektorin e gazit, jo vetëm për projektin e madh të Vlorës, por edhe për gazifikimin e vendit, nisur nga qyteti i bukur i Korçës”. Ministrja Balluku bëri të ditur se shumë shpejt do të bëhen publike detaje për planet e së ardhmes së afërt me “Socar”, një nga kompanitë e ekselencës botërore në fushën e gazit. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale falënderoi Kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku për projektin e gazifikimit të Korçës. Peleshi u shpreh se gazifikimi i Korçës do t’i jepte zgjidhje problemit të ngrohjes së qytetit, do të kishte energji e leverdisshme për industrinë, tërheqje të investimeve të reja, punësim, si dhe mbrojtje të pyjeve. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev po zhvillon për herë të parë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Aliyev u prit sot në takim nga Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama.https://ata.gov.al/2022/11/15/balluku-gazifikim-i-vendit-duke-nisur-nga-qyteti-i-korces/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments