POLONI – Dy të vdekur pas shpërthimit në fshatin pranë kufirit me Ukrainën

0
11

Dy persona kanë vdekur sot pas një shpërthimi në një fermë, në fshatin polak Przewodów, pranë kufirit me Ukrainën e shkatërruar nga lufta, por shkaku i shpërthimit është ende i paqartë, njoftoi Brigada e Zjarrfikësve. Në median polake qarkullojnë pretendime të pakonfirmuara se shkaku i shpërthimit ishin dy raketa ruse të humbura që kaluan në Poloni nga Ukraina. Varshava, Uashingtoni dhe selia e NATO-s në Bruksel nuk i kanë konfirmuar raportet, të cilat sugjerojnë një lidhje me sulmin e raketave ruse që goditën sot qytetet dhe infrastrukturën energjetike në të gjithë Ukrainën. Sipas Kievit, ushtria ruse bombardoi sot Ukrainën me mbi 90 raketa ajrore. “Në një reagim, Ministria ruse e Mbrojtjes i quajti akuzat një provokim të qëllimshëm për të përhapur lajme të rreme për Rusinë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve (TASS). “Asnjë raketë ruse nuk u lëshua në objektivat pranë kufirit polako-ukrainas dhe imazhet e rrënojave të supozuara që qarkullojnë në median sociale dhe disa rrjete të tjera nuk kanë lidhje me armatimet ruse”, shtoi ministria.https://ata.gov.al/2022/11/15/poloni-dy-te-vdekur-pas-shperthimit-ne-fshatin-prane-kufirit-me-ukrainen/