Trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, Roberto Mancini tha sot në Tiranë se “ndeshjen me kombëtaren e Shqipërisë do ta luajmë mirë dhe kjo është e sigurt”. Në një konferencë për shtyp Mancini tha se “e vlerësojmë maksimalisht, ashtu si çdo kundërshtar. Shqipëria luan në shtëpi dhe nuk është një skuadër kaq e dobët, ndaj unë shpresoj që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të shohim si do të shkojë”. I pyetur nga gazetarët se cili futbollist shqiptar që luan në Serinë A, i ka bërë më shumë përshtypje, Mancini tha se “të gjithë që luajnë atje janë shumë të zotët, pasi në të kundërt, nuk do të luanin atje. Janë të gjithë të zotët, përderisa luajnë atje”. Mancini tha se e njeh mjaftueshëm, pasi ka shumë lojtarë që luajnë në Itali. “I njoh të gjithë, ashtu si edhe të tjerë që luajnë në Evropë. Është gjithmonë një kënaqësi të rikthehem në Tiranë, ndonëse për herë të fundit kam qenë para shumë vitesh, kur luaja me shpresat e Italisë”, tha ai.https://ata.gov.al/2022/11/15/mancini-shqiperia-nuk-eshte-ekip-i-dobet-pres-nje-ndeshje-te-mire/