Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIsh-dega e “Gazprom” kalon në pronësi të shtetit

Ish-dega e “Gazprom” kalon në pronësi të shtetit

Gjermania ka shtetëzuar kompaninë e gazit “Securing Energy for Europe” (SEFE), dikur një degë e kompanisë ruse Gazprom, duke përmendur falimentimin e saj të afërt, i cili mund të çonte në ndërprerjen e furnizimeve me energji në vend. Në një deklaratë, Ministria e Ekonomisë e justifikoi vendimin duke përmendur falimentimin e afërt të SEFE, i cili do të rrezikonte sigurinë e furnizimeve me gaz në Gjermani. “Për të shmangur këtë rrezik dhe për të ruajtur biznesin operacional të SEFE, u krye ndryshimi i pronësisë dhe tani kompania është e stabilizuar”, tha ministria. Urdhri përkatës u botua sot në Gazetën Federale. Ministria theksoi se SEFE, dikur “Gazprom Germania GmbH”, ka qenë nën kujdesin e Agjencisë Federale të Rrjetit që prej muajit prill. Ministria tha se ish-pronarët do të kompensoheshin, ndërsa vuri në dukje se procesi i kompensimit nuk kishte përfunduar ende.https://ata.gov.al/2022/11/14/gjermani-ish-dega-e-gazprom-kalon-ne-pronesi-te-shtetit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments