Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA të gatshme të konkurrojnë me Kinën

SHBA të gatshme të konkurrojnë me Kinën

Udhëheqësi kinez Xi Jinping mbërriti në Bali për një takim me presidentin amerikan Joe Biden dhe samitin pasues të G20 të ekonomive kryesore të botës, sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua. Pasdite (0945 GMT) është planifikuar takimi i shumëpritur me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ky është takimi i parë mes dy liderëve që kur Biden mori detyrën. ‘’Presidenti amerikan dëshiron t’i shpjegojë Xi Jinping se cilat janë ‘vijat e tij të kuqe”, sipas këshilltarit të sigurisë, Jake Sullivan. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të konkurrojnë me Kinën, por nuk kërkojnë konflikt, vazhdoi ai. Sullivan parashikon se takimi do të zgjasë disa orë. ‘’Biden do të bisedojë me Xi Jinping mbi “regullat mbrojtëse” për konkurrencën e ardhshme SHBA-Kinë’’, shtoi Sullivan. Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë në nivelin më të ulët historik dhe lista e çështjeve të diskutueshme është e gjatë, duke përfshirë: mbështetjen e Kinës për presidentin rus Vladimir Putin pas pushtimit të tij në Ukrainë; lufta tregtare dhe sanksionet e SHBA-së; si dhe provokimin e Kinës ndaj Tajvanit dhe pretendimet e saj territoriale në Detin e Kinës Jugore.https://ata.gov.al/2022/11/14/fokus-shtepia-e-bardhe-shba-te-gatshme-te-konkurrojne-me-kinen-por-nuk-kerkojne-konflikt/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments